Zbardhet skema e mashtrimit me lojrat e fatit, 150 mln lekë dëm shtetit

22/12/2015 11:15

Prokuroria e Tiranës dhe sektori i hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë zbuluar një rast kontrabande, me dëm prej 1 milion euro të shkaktuar ndaj shtetit.

Sipas një njoftimi për shtyp nga organi qendror i akuzës, për rastin në fjalë janë marrë të pandehur dy persona, shtetasit Gjovalin Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorë të kompanisë së lojërave të fatit “Saturn Games”, të hetuar në mungesë.

Hetimet e prokurorisë kishin nisur pas disa materialeve referuese të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, pas dyshimeve se shtetasit në fjalë blinin pajisje lojrash elektronike në Gjermani e Slloveni dhe i deklaronin pranë autoriteteve doganore me çmime shumë më të ulëta, me qëllim shmangien e taksave.

Gjatë hetimeve është konstatuar se vlera e paraqitur nga dy biznesmenët ishte shumë herë me e ulët se ajo e paraqitur në faturat origjinale të blerjeve, të cilat janë siguruar përmes kontakteve të institucioneve shqiptare me ato analoge gjermane e sllovene.

Nga hetimet ka rezultuar se, në vitin 2011 shtetasi Paulin Preçi kishte realizuar 7 hyrje malli në degën doganore të Tiranës, ndërsa ortaku i tij Gjovalin Ndoji kishte realizuar 10 të tilla një vit më vonë. Në të dyja rastet është konstatuar se, mallrat kanë qenë të shoqëruara me dokumente blerjeje të falsifikuara.

Nga kryerja e hetimeve ka rezultuar më tej se, dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj shtetit shqiptar përmes këtyre aferave arrin në 15 milionë lekë të reja, ose rreth 1 milion euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA