Me rastin e mbylljes së vitit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me gazetarë të medias së shkruar dhe asaj elektronike, analistë të politikës dhe të ekonomisë, drejtues dhe përfaqësues të tjerë të medias në Shqipëri.
Takimi u çel me fjalën e mbajtur nga Sejko, në qendër të së cilës ishte vlerësimi pozitiv i qëndrimit profesional dhe realist që media në përgjithësi ka mbajtur gjatë vitit 2015.
Ai theksoi se mediat kanë përcjellë me transparencë dhe vërtetësi vendimmarrjen e Bankës së Shqipërisë në fushën e politikës monetare dhe në atë të stabilitetit financiar, e për rrjedhim duke ndihmuar në përmbushjen e objektivave të Bankës së Shqipërisë.
Në përfundim të fjalës së tij, duke shpresuar në një bashkëpunim dhe mirëkuptim më të mirë në vitin 2016, ai iu përcolli të pranishmëve urimet më të mira për një vit sa më të mbarë dhe të suksesshëm.
Top Channel