Basha: As Jeruzalemi nuk i bën derman “të sëmurit të Tiranës”

22/12/2015 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në Facebook komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael.

“As toka e shenjtë e Jeruzalemit nuk i bën dot derman “të sëmurit të Tiranës”, siç e thërrasin mes tyre diplomatët dhe miqtë e huaj. Krahason të pakrahasueshmen. Imagjino se ç’ do t’i bënin izraelitët apo çdo komb i qytetëruar një kryeministri që pa pyetur as për ligj, as për plan urban e as për qytetarët e vet, do të guxonte të rindërtonte furrat e Aushvicit në zemër të kryeqytetit. Të jetë kaq idiot e të mos e kuptojë??? Nuk ma merr mendja. Është venerimi që ka për etërit e tij xhelatë e persekutorë”, shkroi Basha.

Top Channel