
Në Tiranë nis funksionin terminali i përkohshëm për linjat e autobusëve me destinacion Shqipërinë e Jugut dhe atë të Mesme. Terminali në hyrje të Tiranës, pranë sheshit “Shqiponja” do të presë 250 autobusë të cilët nuk do të kalojnë më përmes qytetit duke lehtësuar edhe trafikun.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës që inspektoi terminalin tha se ai do të jetë i përkohshëm, deri sa të përfundojë investimi në dy terminalet e përhershme, të cilat do të ngrihen gjithashtu ne në hyrje të qytetit.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përdorin vetëm autobusët e licencuar dhe të respektojnë ligjet. Janë të sigurt dhe të lirë. Duke zbritur këtu në sheshin “Shqiponja”, ka një mundësi fantastike që më pas të zgjedhin me transportin e lirë urban që ka Tirana, drejtimin nga do të shkojnë”, u shpreh Valiaj.
Kreu i Bashkisë Tiranë paralajmëroi se nuk do të tolerohen mjete që ngarkohen me pasagjerë jashtë terminalit të ri të autobusëve.
“U bëj thirrje të gjithë atyre që deri dje (e shtunë) kanë marrë guximin të shkelin ligjin dhe të operojnë të palicencuar, me furgonë apo me mjete të tjera të paligjshme të transportit, që nga nesër ( e hënë) do të ketë një patrullë fikse në hyrjen e Tiranës”, paralajmëroi Veliaj.
Top Channel