Rama: Reforma pa u ndalur. 90 për qind e shqiptarëve nuk besojnë te drejtësia

19/12/2015 18:55

Kryeministri Rama organizoi pritjen tradicionale të fundvitit me përfaqësues të trupit diplomatik, prej ku përshëndeti shansin që Komisioni Europian i dha Kosovës për liberalizimin e vizave në 2016-n.

Por kryeministri e quajti absurd izolimin e shtetit të ri nga lëvizja e lirë, kur u shpreh se kjo duhet të marrë fund sa më shpejt.

“Shqipëria është në krah të Kosovës. Po ashtu, ne jemi të bindur tek këmbëngulja jonë që absurdi i izolimit të Kosovës duhet të marrë fund një orë e më parë, jo thjesht për Kosovën, por vetë Europën. Është një turp që Europa nuk mund ta mbajë për një kohë edhe më të gjatë”, deklaroi Rama.

Duke qëndruar tek Bashkimi Evropian dhe hapja e negociatave për anëtarësim, kryeministri Rama tha se reforma në drejtësi mbetet parakushti për për çeljen e negociatave.

“90 për qind e shqiptarëve besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Mbi 80 për qind janë ata që thonë se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, ndërkohë që ne këtu në sallë jemi 100 për qind dakord që në Shqipëri as drejtësi nuk ka dhe se korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë. Prandaj jam i vetëdijshëm se pa i çuar rrathët e tërmetit të reformave nën këmbët e sistemit të drejtësisë nuk do të garantojmë dot themelet e ngrehinës moderne të shtetit demokratik që po përpiqemi dita ditës të ndërtojmë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama bëri një bilanc të vitit që lamë pas dhe shpalli prioritet për 2016-n, që siç tha ai do të kenë një emërues të përbashkët: kryerjen e reformave pa u nadlur, pavarësisht çdo lloj kostoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA