Ndërhyrja në selinë e VV, policia: U detyruam

19/12/2015 14:05

Pas 80 Kallëzimeve Penale të paraqitura në Gjykatë nga aktivistë dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në zyrat e subjektit më 28 nëntor, Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për mediet ka arsyetuar edhe njëherë veprimet e saj ndaj aktivistëve dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje ndërhyrjet e Policisë i ka quajtur të dhunshme, derisa shqetësime ndaj këtyre ndërhyrjeve ka pasur edhe nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesty International”, e cila ka kërkuar hetim rreth këtyre ndërhyrjeve.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në mënyrë që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore, bazuar në situatën dhe rrethanat me zhvillim të shpejtë, ishin të detyruar të përdorin forcë proporcionale dhe të nevojshme si reagim ndaj dhunës së drejtuar drejt tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti 166 zyrtarë policor kanë pësuar lëndime si rezultat i drejtpërdrejt i veprimeve të dhunshme të protestuesve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA