Pas Lollipop dhe Marshmallow, emri i Androidit të ardhshëm mund të jetë Nankhatai ose Neyyappam, pra, një shkretëtire indiane. Ka qënë vetë kreu i Google, Sundar Pichai, që ka lënë të hapur mundësinë.

Në një takim me studentët e universitetit të Delhit, menaxheri me origjinë indiane iu përgjigj pyetjes se pse nuk ka emra me ëmbëlsirat e vendit për Android.

“Ndoshta për Android N do të bëjmë një sondazh online për emrat, dhe nëse të gjithë indianët do të votonin, kjo mund të ndodhë”, ka bërë shaka ai.

Për sistemin operativ “mobile”, nga versioni i tretë e prapa, Google ka përdorur shpesh emra ëmbëlsirash, si Cupcake, Donut, Jellybean dhe KitKat, etj. Renditja vjen sipas rendit aldabetik, duke nisur nga “C”-ja. Përjashtim bëjnë dy variantet e para të Android, 1.0 dhe 1.1.

Top Channel