Protesta e opozitës, policia merr masa shtesë

16/12/2015 13:40

Protesta e radhës e opozitës që pritet të mbahet te enjten pranë mjediseve të Parlamentit do të shoqërohet me masa shtesë sigurie, të cilat synojnë shmangien e incidenteve.

Godina ku do të zhvillohet seanca plenare do të jetë e rrethuar nga forca të shumta policorem, ndërsa në rresht të parë pritet të jetë një kordon me efektive femra. Në brendësi të godinës masa të përforcuara do të ketë edhe Garda e Republikës ndërsa për mbarëvajtjen e tubimit do të jenë në gatishmëri më shumë se 1 mijë efektivë të komisariateve të kryeqytetit, përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartin “Shqiponja”.

Frika nga mundësia që protesta të agravojë në akte të dhunshme, si ajo e 8 dhjetorit kur u shkatërrua bunkeri pranë ministrisë së Brendshme, ka bërë që policia të shtojë masat edhe në drejtim të ruajtjes së institucioneve.

Burime nga policia bëjnë me dije se bazë të planit të hartuar është menduar që deputetët të hyjnë në mjediset e Parlamentit nga krahu i pasëm i godinës në rrugën e pedonales, për të shmangur në këtë mënyrë përballjen me protestuesit.

Gjithashtu të bllokuara do të jenë të gjitha akset drejt Parlamentit, ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe as parkimi i automjeteve përshfirë edhe ato zyrtare të deputetëve dhe ministrave që do të jenë të pranishëm ne seancë.

Duke nisur nga ora 00.00 e të enjtes deri në përfundim të protestës nuk do të lejohet parkimi në këto rrugë:

1. Rr. Xhorxh Bush ( nga ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi Sulejman Pasha).

2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke përfshirë Sheshin “Skënderbej”.

4. Rr. Abdi Toptani ( drejtoria e Burgjeve)

5. Rrugica prane Infosoft tek ish PD. 

Devijim të trafikut do të ketë në shumë akse rrugore. Autobusët nuk do të lejohen në brendësi të qytetit. Vija e kuqe për ta do të jetë pallati i Sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi pranë fakultetit ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA