Kosovë, ngrihet aktakuza ndaj 4 deputetëve të opozitës
16/12/2015 21:40
Prokuroria Themelore në Prishinë ka ngritur të mërkurën aktauzën kundër 3 deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, si dhe deputetës së AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
Katër eksponentët e opozitës kosovare akuzohen për veprat penale të “përdorimit të armëve” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës”.
Deputetët akuzohen se secili prej tyre i ka kryer më vete këto vepra penale, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë Themelore.
Kurti, Haxhiu, Topalli dhe Bujupi u arrestuan pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Top Channel