Prezantohet plani 2-vjeçar i strategjisë kundër informalitetit
15/12/2015 19:30
Lufta kundër informalitetit në ekonomi ishte në fokus të mbledhjes së Këshillit të Investimeve, ku qeveria prezantoi planin 2-vjeçar të strategjisë kundër informalitetit.
Zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj thotë se është në proces bashkimi i administratës tatimore dhe doganore në një administratë të vetme, në shërbim të biznesit.
Një tjetër pikë e rëndësishme, sipas zonjës Beqiraj, është ajo thjeshtimit të procedurave duke lënë sa më pak hapësira për interpretim të njëanshëm, metodologjia e re e ushtrimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe qëndrueshmëria e legjislacionit fiskal.
Top Channel