VV konfirmon bllokimin e Kuvendit të hënën
13/12/2015 16:15
Lëvizja Vetëvendosje konfirmon se do të pengojë punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për të hënën.
Në një konferencë për media që kishte për qëllim të denonconte dhunën e policisë ndaj një aktivisti të Vetëvendosjes, nënkryetari Driton Caushi paralajmëroi se opozita e bashkuar nuk do të lejojë as fjalimin vjetor në Kuvend të presidentes Atifete Jahjaga. Gazi lotsjellës duket se do të jetë sërish mjeti drejt këtij qëllimi.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e caktuar për të hënën, ka në rend dite gjithsej 28 çështje përfshirë edhe projektligjin për buxhetin e vitit 2016.
Top Channel