Kosovë, 15 000 vende të reja pune në vitin 2015

13/12/2015 14:45

Ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bën të ditur se numri i të punësuarëve të rinj brenda një viti është rreth 15 mijë.

Në rrjetin social Facebook ai shkruan se sa i përket punësimit në përgjithësi brenda një viti, të dhënat e kombinuara të Ministrisë së Punës dhe institucioneve të tjera tregojnë se numri i të punësuarve është saktësisht 15.539 persona, qoftë përmes efektit të punësimit apo përmes efektit të zvoglimit të informalitetit.

Ai thotë se këto shifra janë shpresëdhënëse për punëkërkuesit në Kosovë. Abrashi beson se presioni i tregut të punës për vitin 2016 do të jetë më i zbutur për faktin se rreth 13 mijë veteranë të UÇK-së po paguhen dhe janë në proces verifikimi.

Në këtë mënyrë, sipas tij, Ministria e Punës do të jetë në gjendje shumë të favorshme të orientojë fondet dhe masat për punësim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA