Policët e Bulqizës dhurojnë gjak

11/12/2015 09:50

Muaji dhjetor, që konsiderohet si muaji vullnetar i dhurimit të gjakut, po vijon me sukses dhe në qytetin e Bulqizës. Aksioni i ndërmarrë nga Drejtoria e Shëndetit Publik është mbështetur edhe nga efektivët e komisariatit të Policisë së Bulqizë.

Dhjetëra policë kanë dhuruar gjak nën moton sensibilizuese “Dhuro gjak për të shpëtuar jetë”. Dhurimi i gjakut u bë në ambientet e komisariatit, nën monitorimin e DSHP-së.

Bulqiza është vendi ku ka nevojë më shumë për gjak pasi puna në minierë ka risk të lartë aksidentesh.

Top Channel