Cërrik, 25-vjeçari i arrestuar arratiset nga qelia

10/12/2015 14:50

Një person i cili është shoqëruar nga policia e Elbasanit, i dyshuar për disa vjedhje ka mundur të arratiset nga ambientet e komisariatit të Cerrikut.

Skënder Trimi, 25 vjeç, u ndalua nga policia mëngjesin e sotëm, por mundi të arratisej vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur në komisariat.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia është vënë sërish në ndjekje të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA