Telashe të mëdha në shtëpinë e David Beckham. Në fakt, kështu shkruan “the Sun”, por nuk bëhet fjalë për ndonjë tragjedi. Ish-ylli i Anglisë dhe disa prej klubeve më të mëdha të Europës në futboll ka mbetur i shokuar nga vendimi i të birit Romeo, për të lënë futbollin.
Djaloshi 13-vjeçar duket se ka nisur një eksperiencë të re, këtë herë si model i “Burberry”, e për këtë arsye ka braktisur akademinë e Arsenalit, duke vendosur kështu të mos ndjekë gjurmët e babait të tij.
“Një pjesë e imja është shkatërruar – ka pranuar vet David Beckham, – por gjysma tjetër është lumturuar. Ai ka pasione të tjera, të ndryshme nga të miat, dhe nuk mërzitem për këtë”.
E nëse Romeo e braktis përfundimisht futbollin, duke qenë se Cruz është vetëm 10 vjeç dhe shumë i vogël për të marrë vendime të rëndësishme, ndërsa Brooklyn 15-vjeçar ka pasion fotografinë, duket se babai nuk do të ketë një pasardhës në botën e futbollit. Pavarësisht se dikur, ish-numri 7 i Manchester United, Realit të Madridit, Milanit dhe PSG-së kishte thënë se “të gjithë fëmijët kanë trashëguar prej meje pasionin për futbollin e bukur”.
Top Channel