Pekini në “alarm të kuq” nga ndotja; mbyllen shkolla e institucione

07/12/2015 15:35

Shkollat në Pekin do të mbyllen dhe kantieret e ndërtimit do të ndalin punën pasi autoritetet në kryeqytetin kinez kanë lëshuar për herë të parë “alarmin e kuq” për nivelin e smogut.

E kuqja është niveli më i lartë i alarmit dhe nuk është përdorur kurrë më parë në kryeqytet, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua”.

Autoritetet presin që situata emergjente e smogut të zgjasë të paktën 3 ditë rresht dhe për të ndihmuar në lehtësimin e saj do të kufizohet lëvizja e automjeteve.

Në 18:00, me orën lokale të së hënës, monitoruesi i ajrit që menaxhohet nga ambasada amerikane raportoi se intensiteti i grimcave helmuese ishte 10 herë mbi kufirin e lejuar. Ndërsa televizioni kinez CCTV raportoi se disa zona të Pekinit kishin dukshmëri deri në 200 metra.

Niveli i ndotjes në Pekin arriti mbi 256 mikrogramë për metër kub në disa nga zonat më të prekura. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson 25 mikrogramë për m kub si nivelin më të sigurt.

Javën e kaluar, aktivistët e Greenpeace i bënë thirrje qeverisë kineze që të shpallte alarmin e kuq. Deri para pak ditësh, niveli i alarmit në kryeqytet ishte në nivelin portokalli, i dyti për nga rreziku nga 4 shkallë të mundshme.

Qyteti i vetëm kinez që ka shpallur të kuqin ka qenë Nanxhingu, në dhjetor 2013. Industritë e përpunimit të minerareve dhe impiantet që ofrojnë ngrohjen, pa përjashtuar pluhurin që shkaktohet nga ndërtimet, kanë kontribuar në ndotjen e ajrit, që ka pasur lagështirë dhe mungesë erërash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA