Delawie dhe Zhbogar tek Veseli: Të dilet nga bllokada

07/12/2015 16:00

Sipas një komunikate për shtyp, Delawie dhe Zhbogar shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e punës së legjislativit, në mënyrë që të mos krijohen vonesa në nxjerrjen e ligjeve të rëndësishme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Delawie përcolli mesazhet e sekretarit të Shtetit, John Kerry se, Kuvendi i Kosovës është vend i debatit dhe vendimmarrjes demokratike dhe kurrësesi i veprimeve të dhunshme.

Në të njëjtat linja, kryeparlamentari Veseli theksoi se nuk ka rrugë tjetër për tejkalimin e situatës së krijuar, përveç rrugës së dialogut të hapur mes gjithë faktorëve të jetës politike e institucionale të Kosovës.

“Çdo ide apo iniciativë që ndihmon në këtë drejtim është e mirëpritur dhe do të ketë mbështetjen time të plotë”, tha Veseli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA