Çmimet e Filantropisë

05/12/2015 00:00

Dhurimi të fal lumturi dhe mirënjohje, e kjo është ndjesia që kanë përjetuar fituesit e Çmimit të Filantropisë të cilët ishin nominuar po nga ata njerëz të cilët ata kishin ndihmuar.

“Unë jam këtu sot falë tyre sepse falë tyre unë shkova në Gjermani, falë tyre arrita që të kurohesha nga mjekët dhe aparaturat më të mira mjekësore. Megjithatë, edhe pse Ismaili mori çdo gjë përsipër, ai këto para’ i ka çuar në shërbim të fëmijëve që vuajnë nga tumori në Gjermani”

“Të kontribuosh për të ndihmuar një fëmijë është detyrë e çdo njeriu. Të kontribuosh për vendlindjen, për flamurin është detyrë e çdo shqiptari, prandaj ju falënderoj”, u shpreh Ismail Keta.
 
Drejtuesja e partnerëve në Shqipëri Juliana Hoxha, tha se ky event, i cili zhvillohet për të pestin vit radhazi, kërkon të evidentojë dhe të shprehë mirënjohjen ndaj çdokujt që kontribuon dhe ndihmon për përmirësimin e cilësisë së jetës në vend.

“Duke parë që protagonistët tanë janë që nga individë, biznese të cilat nuk kanë rëndësi nëse janë të vogla apo të mëdha, të huaja apo vendase, pavarësisht nivelit të të ardhurave, kanë një larmi protagonistësh të cilët bëjnë më të mirën e tyre sepse ashtu e ndjejnë në mbështetje të grupeve në nevojë dhe çështjeve të mprehta social-ekonomike që kalon vendi”,  u shpreh Juliana Hoxha.
 
Ne këtë event ku u shpërndanë pesë çmime për kontributin e individëve dhe kompanive në përmirësimin e jetës së qytetarëve ishte e pranishme ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko dhe shumë figura të rëndësishme të shoqërisë civile.

Top Channel