“Sex, përrallë dhe celular” është filmi shqiptar i gjinisë komedi, që u shfaq premierë në Tiranë.
Me regji nga Erion Bubullima dhe skenaristë Erion Kame, Genc Përmeti dhe Thomas Logoreci, në qendër të filmit është një shkrimtar, interpretuar nga Genci Fuga, një miks midis një personazhi librash për fëmijë dhe kartoni të animuar.
Por, naiviteti i tij duket si një antidot për të mbijetuar në realitetin e helmuar me tradhti e mashtrime.
“Seks, përrallë dhe celularë” sepse janë 3 elementët kryesorë që shkaktojnë gjithë keqkuptimet që kthehen në komicitet në gjithë historinë e filmit. Seks sepse është një histori me ngatërresa seksuale, përrallë sepse protagonisti është një personazh naiv dhe shkruan libra për fëmijë dhe celularë sepse çdo keqkuptim ndodh nëpërmjet telefonatave”, thotë regjisori Erion Bubullima.
Të tjerë interpretues janë Gent Kame, Eglantina Ceno dhe Arjola Basho. Filmi është prodhim i Digitalb dhe është duke u shfaqur në të gjitha kinematë e Tiranës, në Shkodër dhe Prishtinë.
Top Channel