Kosovë, Delawie viziton Klinikën Pediatrike të QKUK-së

04/12/2015 14:25

Ambasadori Amerikan, Greg Delawie, vizitoi Klinikën Pediatrike të QKUK-së, ku po trajtohen disa fëmijë që kanë nevojë për intervenime kardiokirurgjike. Prej pesë ditësh, operacionet janë kryer nga mjekë të organizatës humanitare amerikane “For heart and Soul”.

“Para disa ditësh, këtu ishte vetë sekretari Kerry, i cili e theksoi sërish se sa e rëndësishme është të ketë bashkëpunim ndërmjet addministratës amerikane dhe asaj të Kosovës. Por, në anën tjetër, është me të vërtetë mbresëlënëse që po shohim se ka shumë qytetarë të tjerë amerikanë të cilët janë të përkushtuar që ta bëjnë Kosovën vend më të mirë”, tha Delawie.

Mjekja amerikane Mary Porisch propozoi një strategji, duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë krijimin e kushteve të punës dhe trajnime specialistike jashtë vendit për stafin profesionist, në mënyrë që këto ndërhyrje të kryhen pa nevojën e mjekëve të huaj. Ajo mori shembull një ndërhyrje që ishte paraparë të paguhej 12 mijë euro për trajtim në Zvicër, ndërsa u krye me sukses në Prishtinë me më pak se 300 euro.

Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë, tha: “Besoj se ne nuk kemi arsye të mos përkrahim një strategji të tillë të propozuar. Unë jam optimist sepse shëndeti për nëna dhe fëmijë është një nga prioritetet në strategjinë sektoriale dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë”.

Nga 38 fëmijë të identifikuar me komplikime në zemër, brenda 5 ditësh janë operuar  5 dhe pritet edhe ndëryrja e fundit para se mjekët amerikanë të kthehen të shtunën në Amerikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA