Policia e Kosovës: Ja si u arrestua i dyshuari në Prishtinë

01/12/2015 15:55

Nëpërmjet një deklarate për mediat edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar bashkëpunimin me Prokurorinë e Breshias, në Itali, për arrestimin e 4 kosovarëve të implikuar në propagandë dhe nxitje të urrejtjes rracore.

“Hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme janë mbajtur një objekt në Kosovë dhe 3 në Itali”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në bazë të mbikëqyrjes është shoqëruar personi me iniciale S.I, me dyshimin se ka kryer vepra penale të parashikuara në nigjin nr. 5 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, thuhet në deklaratë.

Për pasojë, vijon dokumenti, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri si dhe disa pajisje elektronike që lidhen me rastin në fjale.

Policia e Kosovës u ka apeluar të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e thirrjeve, propagandave dhe mashtrimeve të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA