Bojë parandaluese për ndotësit e mjediseve publike

30/11/2015 17:55

Pas San Franciskos në Amerikë dhe St. Paulit në Gjermani, Tirana bëhet qyteti i tretë në botë, që lyen muret me bojë hidrofobike, ose ndryshe bojë që i reziston ujit.

Nisma e marrë nga Bashkia e Tiranës me gjobitjen e personave që urinojnë, kryesisht poshtë urave dhe në monumentet kryesore në kryeqytet, është finalizuar ditët e fundit, në bashkëpunim me kompaninë Dekoll, me lyerjen me bojë hidrofobike të mureve më të prekura nga ky fenomen.
 
Bëhet e ditur se janë lyer të gjitha urat përgjatë Lumit Lana, si dhe një sërë monunemtesh të figurave të shquara të historisë, që ishin shndërruar në banjo publike gjatë viteve të fundit.

Por, pavarësisht gjobave të shumta të vendosura nga ana e Policisë Bashkiake për ata që urinonin në publik, tashmë duket se boja hidrofobike do të zgjidhë problemin e mbartur të ndotjes së urave dhe mureve në kryeqytet.

Boja hidrofobike është rezistente ndaj ujit dhe vetia e saj kryesore është që të kthejë pas ujin që hidhet mbi të. Gjithashtu, kjo bojë mbron objektet e lyera me të nga grafitet, pasi veç ujit ajo është rezistente edhe ndaj bojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA