Një delegacion i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i kryesuar nga Bujar Leskaj, kryetar i KLSH-së, mori pjesë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare “Mbi menaxhimin e borxhit”, organizuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), në Gjenevë (Zvicër).
Në të ishin të pranishëm 350 delegatë nga 40 vende të botës dhe u diskutua kryesisht drejtimi i borxhit dhe sfida për një zhvillim të qëndrueshëm, menaxhimi i riskut për strategjitë efektive të borxhit dhe roli i kapaciteteve njerëzore në menaxhimin e borxhit.
Konferenca përcolli mesazhin se të gjitha vendet e botës që sot përballen me rritje të stokut të borxhit publik dhe paqëndrueshmëri të tij, duhet të kenë një strategji ose model ekonomik të mirëplanifikuar në mbajtjen nën kontroll të borxhit si një tregues që ndikon për një zhvillim të qëndrueshëm, sidomos në kushte krize.
Top Channel