Burrel, vërshimi i ujërave dëmton urat; izolohen fshatrat

23/11/2015 11:25

Vërshimi i ujërave ka dëmtuar 9 ura në Bashkinë e Burrelit, duke lënë të izoluara disa fshatra.

Më problematike mbetet rruga e fshatit Frankth të njësisë administrative Komsi, ku shembja e urës e ndërtuar së fundmi dhe dëmtimi i rrugës kanë lënë të izoluar të paktën 1 mijë banorë.

Probleme përgjatë 24 orëve të fundit ka pasur edhe në linjat e tensionit të lartë dhe atë të mesëm, ku si pasojë e erës, në rrethin e Matit janë dëmtuar 30 shtylla, duke lënë pa energji shumë fshatra.

Sipas drejtorit të degës lokale të OSHEE-së, janë ngritur 30 grupe për riparimin e linjave elektrike. Pas pushimt të reshjeve të shiut në rrethin e Bulqizës ka nisur edhe dëbora e parë në lartësinë 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA