‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Një alarm fals për bombë ka krijuar panik për disa minuta në qendër të Tiranës. Një çantë e dyshimtë është gjetur pranë Sahatit, në afërsi të Bibliotekës Kombëtare.
Policia vendosi menjëherë perimetrin e sigurisë, teksa forcat xheniere u njoftuan për të verifikuar çantën. Alarmi rezultoi fals, pasi çanta nuk kishte asgjë të rrezikshme dhe ishte harruar nga një person.
Policia e Tiranës bën të ditur se nuk ka persona të shoqëruar lidhur me ngjarjen. Pas sulmeve terroriste në Paris edhe Shqipëria ashtu si vendet e tjera, ka përforcuar masat e sigurisë dhe ka rritur vigjilencën, për shkak të kërcënimit botëror për sulme terroriste.
Top Channel