Legalizimi i ndërtimeve pa leje, Gjermeni: Përshpjetoni procesin

16/11/2015 00:00

Ministrja e Zhvillimit Urban u kërkoi drejtorëve rajonalë të ALUIZNI-t të përshpejtojnë ritmin e punës për legalizimin e objekteve pa leje.

Gjermeni thotë se deri më tani janë legalizuar mbi 35 mijë objekte, pjesa më e madhe e të cilave janë objekte banimi por se ka ende një numër të madh ndërtesash që presin t’i nënshtrohen procesit.

“Kemi një objektiv që të paktën në vit legalizojmë rreth 40 mijë ndërtime, dua rritje të përgjegjshmërisë intensitetit dhe ritmit të legalizimeve në të gjitha zonat e Shqipërisë”, tha Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban.

Por kreu i ALUIZNI-t thotë se në këtë process mungon bashkëpunimi me pushtetin lokal.

“Raportet me qeverisjen vendore deri më sot kanë qenë historikisht të dobëta, jemi ne që po bëjmë përpjekje për të rifutur qeverisjen vendore në këtë proces”, tha kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Paralelisht me legalizimin, qeveria thotë se ka nisur urbanizimi i disa zonave informale në Durrës, Vlorë dhe Lushnje përmes projekteve të fondit të zhvillimit të rajoneve. 

Top Channel