‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 15 vjet burgim për shtetasen Valentina Tufa, e njohur edhe si “tezja e kokainës”, e akuzuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Tufa, e cila mbahet e arrestuar në Kosovë, dyshohet se ka qenë pjesë e një rrjet ndërkombëtar trafiku lëndësh narkotike me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Kyr rrjet u shkatërrua gjatë një aksioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare, në përfundim të të cilit u arrestuar disa shtetas.
Mes tyre janë edhe shtetasit Gëzim Çela dhe Reald Hysolli, ndaj të cilëve ka përfunduar procesi në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me procedurë të shkurtuar.
Top Channel