Kultivimi i 11 mijë bimëve kanabis, arrestohet i kërkuari

12/11/2015 12:45

Agjentë të policisë së Beratit kanë ndaluar këtë të enjte një nga bashkëpunëtorët në kultivimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike, të zbuluara e të asgjësuara më herët gjatë muajit në fshatin Lapardha.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Klement Jaho, 31 vjeç dhe banues në fshatin e sipërpërmendur.

Jaho akuzohet për bashkëpunim në kultivimin e lëndëve narkotike, për të cilat më 9 nëntor u arrestua edhe një agjent i qarakullimit rrugor të Beratit.

Në njoftimin zyrtar saktësohet se, materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Top Channel