Projektbuxheti 2016, Qeveria miraton draftin

11/11/2015 00:00

Qeveria ka miratuar mbrëmjen e së mërkurë projektbuxhetin e viti 2016. Përgatitjet për buxhetin kishin nisur prej disa muajsh nga ministritë, por miratimi i projektit nuk ishte i pritshëm brenda kësaj jave.

Burime për Top Channel thanë së megjithëse ka pasur një draft final përmbledhës të buxheti, zërat e tij kanë ndryshuar gjatë mbledhjes së Qeverisë. Vendimi i  Qeverisë për buxhetin ende nuk është zbardhur ndaj është e vështirë për të dhënat shifrat e sakta.

Duket se gjatë javës së ardhshme draftbuxheti do të kalojë për diskutime dhe miratim në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë.

Duket se  arritja e marrëveshjes më Fondin Monetar dhe vlerësimi që shprehu ky institucion për mbajtjen nën kontroll të parametrave buxhetor ka ndihmuar Qeverinë të kaloje më shpejt se pritej drafitin e buxhetit 2016.  Parashikimet fillestare projektojnë një rritje të ekonomisë në vitin e ardhshëm me rreth 700 milionë euro.

Top Channel