Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Agjentë të komisariatit të Laçit kanë kryer këtë të mërkurë një aksion, gjatë të cilit kanë sekuestruar një arsenal armësh.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, aksioni u zhvillua pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, në banesën e shtetasit Luan Ndregjoni, në Kurbin.
Gjatë kontrollit blutë e Laçit gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri gjysmë automatike, mbi 120 fishekë, 2 granata dore dhe dy ndezës granatash.
Nga ana tjetër, shtetasi Ndregjoni u vu në pranga nën akuzën e posedimit ilegal të armëve të zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për procedimin e mëtejshëm të çështjes.
Top Channel