Aksident rrugor në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën kalimtari

09/11/2015 10:20

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin nacional Korçë-Pogradec. Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Maliqit, ku viktima Hajdër Xhemali ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një furgon mallrash me targë AA 445 BL.

Policia tha se drejtuesi i mjetit, Tomorr Çaushi, rreth 50 vjeç, banues në Korçë, ka goditur një shtetas të moshës 71-vjeçare, e për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i mjetit nuk ka qenë me shpejtësi, por nuk ka mundur ta shmangë aksidentin.

Top Channel