Buxheti faktik 2014, ekonomia përplas qeverinë me opozitën

05/11/2015 19:50

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi akuzat e opozitës në lidhje me të ardhurat, duke bërë publike të dhënat e vitit 2014-të, ku sipas tij të ardhurat u rritën disa herë më shumë.

“Opozita nuk ka as lidership, as program, as ndërgjegje. Në vitin 2014 të ardhurat u rritën me 395 mln dollarë dhe janë më shumë sesa çfarë keni mbledhur ju si të ardhura të rritura në pesë vjet rresht dhe jo në pesë vjet të vëna së bashku sipas qejfit, por në pesë vitet më të mira tuajat. Së dyti, ka një tjetër shifër që mbështet këtë që thashë. Të ardhura e buxhetit arritën 26.3 përqind të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar, ndërkohë që ju e latë me një shifër qesharake, 24.1 përqind të PBK. Ende duhet ta rrisim për t’u vënë në të njëjtën vijë me rajonin”, tha Rama.

Kryeministri tha se qeveria vendosi në shina ekonominë e rrënuar të vendit. Ai përmendi shlyerjen e borxheve të prapambetura të biznesit.

“Vjet ekonomia u rrit me 2.1 përqind, krahasuar me rritjen pothuajse 1 përqind që e latë ju. Më e rëndësishmja akoma është që në 2014, ne shlyem 340 mln dollarë borxhe tuajat. Borxhe të fshehura e të marra me dhunë nga kompanitë e kontraktuara për punime apo shërbime publike dhe faktikisht filluam procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarit”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë krahasoi edhe të ardhurat për pushtetin vendor dhe investime të tjera në infrastrukturë, energjitike, arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA