KE, javën e ardhshme publikimi i progres-raportit

04/11/2015 19:55

Paketa e parë e Zgjerimit për Komisionin Evropian, e cila për herë të parë u shty pak ditë përpara datës së caktuar të publikimit, në mes të tetorit, përfundimisht pritet të miratohet dhe të bëhet publike javën e ardhshme.

Sipas burimeve të TCH në Bruksel, kësaj radhe pritet që ajo të miratohet me procedurë të shkruar, një proçedurë jo e zakonshme për raporte të tilla, e cila shmang mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve.

“Mbi raportet e progresit ka nisur këtë javë procesi kolegjial dhe data e publikimit varet nga shpejtësia se si do të ecë ky proces kolegjial”, deklaroi Mina Andreeva, zëdhënëse e presidentit Juncker.

Ndërkohë, burime konfidenciale nga i njëjti institucion thanë për TCH se kjo mund të ndodhë të martën që vjen.

Atë ditë, komisioneri Hahn pritet të diskutojë pa praninë e medias në Komitetin e Jashtëm të PE, për ta publikuar paketën e zgjerimit vetëm pas mesditës, kur parashikohet të përfundojë afati i miratimit me procedurë të shkruar, nëse formalisht asnjë prej shefave të kabineteve të 28 komisionerëve nuk shpreh kundërshtim për miratimin e teksteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA