Fier, kapet me kokainë; pranga 25-vjeçarit

03/11/2015 10:25

Agjentë të antidrogës në Fier kanë vënë në pranga në orët e fundit shtetasin Sabedin Jaupaj, pasi është kapur në posedim të një sasi lënde narkotike.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se 25-vjeçari nga fshati Armen i Vlorës është kapur mbrëmjen e së hënës me rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë dhe disa gramë kanabis.

Autoritetet policore të vendit fqinj bëjnë të ditur se rasti i ka kaluar prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm.

Top Channel