Aksident me një të vdekur në aksin Pogradec-Korçë

02/11/2015 00:00

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Korçë, në afërsi të fshatit Pirg.

Ngjarja është regjistruar pasditen e së mërkurës, teksa një furgon i drejtuar nga shtetasi Vangjush Niço, rreth 52 vjeç, banues në Korçë ka përplasur një 80-vjeçar.

Blutë e qytetit juglindor thanë se, 52-vjeçari, duke drejtuar mjetin me targa KO 87 04 B, ka aksidentuar një shtetas të moshuar, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është identifikuar si Dervish Çollaku, rreth 80 vjeç, ndërsa pas ngjarjes policia  ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit.

Top Channel