Kurbin, aksident me pasojë vdekjen e një 13-vjeçareje

30/10/2015 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një adoleshenteje 13-vjeçare është shënuar këtë pasdite të së premtes në superstradën që lidh Laçin me Lezhën, më saktësisht në kryqëzimin e Gjormit, në Kurbin.

Një automjet tip Volksëagen, i cili drejtohej nga shtetasi Robert Arapi, 38 vjeç e banues në Tiranë, ka përplasur në gjendje të rëndë një shtetase 13-vjeçare, banuese në Gjormë të Kurbinit. Si pasojë e plagëve të rënda të marra, e plagosura është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe mësohet të ketë ndërruar jetë më pas.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Kurbinit, ndërkohë që në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë për të nisur veprimet e nevojshme hetimore për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel