Durrës, sekuestrohet 1 ton kanabis; në pranga 3 persona

26/10/2015 08:35

Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar me emrin “Poker”, ka sekuestruar në port rreth 1 ton kanabis sativa dhe ka arrestuar 3 persona.

Mendohet se lënda narkotike do të trafikohej në Itali nëpërmjet një kamioni që transportonte lëndë drusore.

Shtetasit e arrestuar janë 51-vjeçari Albert Doku, 36-vjeçari Ervin Pëllumbi dhe 55-vjeçari Gani Bushati.

Sasia e saktë e kanabisit të sekuestruar është 983 kilogramë e 845 gramë.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel