Durrës, grabitet me armë një kazino

25/10/2015 10:20

Një kazino është grabitur në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.10, në lagjen nr.5, përballë pallatit të sportit ”Ramazan Njala”.

Dy persona me kaska motori në kokë dhe të  armatosur, njëri me  thikë dhe tjetri me armë zjarri, janë futur brenda kazinosë dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë shumën e lekëve që ndodhej në kasë.

Paraprakisht deklarohet se shuma e grabitur është rreth 200 mijë lekë. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur se grabitësit nuk i kanë përdorur armët, ndaj nuk ka persona të dëmtuar.

Në kohën e grabitjes, në kazino ndodhej vetëm roja e sigurisë dhe banakierja.

Grabitësit janë larguar menjëherë pasi kanë marrë sasinë e gjetur të parave, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Top Channel