Vijon zjarri në magazinën me bimë medicinale në Maminas

23/10/2015 18:40

Zjarri i rënë gjatë orëve të vona të së enjtes në Maminas të Durrësit në magazinë me bimë medicinale, ka vijuar edhe gjatë orëve të pasdites së te premtes.

Mësohet se flakët kanë përfshirë katin e parë dhe të dytë të godinës 4-katëshe. Fatmirësisht nga rëndja e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme të shumta materiale.

Që prej mbrëmjes së të enjtes, të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Durrësit, të portit dhe dy mjete nga Tirana po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shkak i rënies së zjarrit në magazinë dyshohet një shkëndijë elektrike.

Top Channel