Tiranë, vidhnin ujin e pijshëm, arrestohen 5 pronarë lavazhesh

21/10/2015 16:40

UKT ka njoftuar ditën e mërkurë arrestimin e 5 shtetasve, të cilët dyshohet se vidhnin ujin e pijshëm të ujësjellësit për aktivitetin e tyre.

Në njoftimin e lëshuar nga UKT-ja thuhet se kjo gjë përbën shkelje flagrante, ndërsa identiteti i personave të arrestuar nuk është bërë i ditur.

Arrestimet janë kryer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Task-Forcën e ngritur pranë UKT-së.

Top Channel