Kreu i Kuvendit Ilir Meta është ndaluar në një kompani të përpunimit të peshkut në Elbasan, ku theksoi rëndësinë dhe mbështetjen në këtë sektor, në zbutjen e papunësisë në vend.
Kjo sipërmarrje e re e përpunimit të peshkut në vendin tonë ka bërë të mundur që brenda një viti të punësojë rreth 450 persona dhe njëkohësisht synon ta shumëfishojë këtë numër në muajt e ardhshëm dhe në vitet e ardhshme, falë zgjerimit të këtij aktiviteti dhe shtimit të teknologjisë e produkteve të reja”, u shpreh Meta.
Kjo sipërmarrje tha kreu i Kuvendit, është një shembull që tregon se si mund të ndihmohet në zbutjen e problemit serioz të papunësisë.
“Ky është një rast i shkëlqyer, që tregon se vizioni dhe aftësia sipërmarrëse mund të kthehet në një të mirë të jashtëzakonshme publike, jo vetëm për ekonominë lokale dhe ekonominë e vendit, por edhe për qindra familja. Një shembull për të treguar se si mund të ndihmohet për të zbutur problemin mjaft serioz të papunësisë”, u shpreh z. Meta.
Kreu i Kuvendit shoqërohej nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe deputeti i Elbasanit Bujar Kllogjri.
Top Channel