Lufta kundër korrupsionit, Lumezi takohet me Samuel Zhbogar

20/10/2015 00:00

Kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Aleksandër Lumezi ka pritur në një takim pune përfaqësuesin e Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, e së bashku diskutuan për sfidat në luftën kundër korrupsionit, për luftën ndaj krimeve ekonomike dhe luftën kundër kriminalitetit në përgjithësi.

Sipas komunikatës për media, të lëshuar pas takimit, Lumezi dhe Zhbogar kanë diskutuar për veprimet që po ndërmerr prokurori i Shtetit, për të rritur efikasitetin në luftën kundër korrupsionit, për rezultatet më pozitive të punës në këtë aspekt të shënuara gjatë 6 muajve të fundit, si dhe për bashkëpunimin mes prokurorit të Shtetit dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit për koordinimin e veprimeve për luftën kundër korrupsionit.

Kryeprokurori Lumezi njoftoi se, me qëllimin e rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, si kryeprokuror ka marrë vendim për emërimin e komisionit mbikëqyrës për rastet penale të korrupsionit, i cili ka për detyrë të vlerësojë veprimet e ndërmarra nga prokurorët e prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale në trajtimin e këtyre rasteve.

Lumezi tha se, pret që këto raste të trajtohen me prioritet edhe nga gjykatat.

Top Channel