Kosovë, Haliti: Nisma e Presidentes, e panevojshme

20/10/2015 12:10

Nisma e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për takime me liderët politikë për të biseduar rreth daljes nga kriza politike e krijuar në vend, po shihet e panevojshme nga nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti. Madje ai thotë se kjo çështje nuk është as përgjegjësi e të parës së shtetit.

Numri dy i Kuvendit, në një intervistë për KosovaPress, vlerëson se ulja në një tryezë e liderëve politikë dhe marrja e vendimeve aty është rrezik për institucionet e vendit. Kërkesat e opozitës Haliti i sheh si të realizueshme, por kjo mund të bëhet vetëm në Kuvendin e Kosovës.
 
Xhavit Haliti, pavarësisht se e quan të panevojshme thirrjen e presidentes në takime me liderët politikë për zgjidhjen e situatës aktuale, për të ky veprim është pozitiv dhe nëse do të ketë sukses mund të ndikojë pozitivisht në uljen e tensioneve dhe të mos ketë kërcënime, as gaz lotsjellës e as vezë në Kuvend.

Top Channel