‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Të tjera arrestime priten pas zbulimit të një rrjeti trafikantësh droge në Durrës. Kultivuesit dhe transportuesit e kësaj droge jashtë kufijve shqiptarë pritet të dalin nga hetimet intensive që po zhvillon policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Durrës.
Edhe gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve është vërtetuar se kanabisi i bllokuar në këtë punishte droge kishte destinacion Italinë. Të gjithë të arrestuarit, si edhe i shpalluri në kërkim, janë përgjuar për një kohë të gjatë. Prokuroria e Krimeve të Rënda do të paraqesë në gjykatë të hënën, kur të vlerësohet masa e sigurisë, tabulatet telefonike të përgjimit, ku rezulton se funksiononin si një grup i strukturuar kriminal për shitjen e kanabisit në Itali.
Goditja e këtij grupi është kryer gjatë momentit që po bëhej gati të paketohej sasia e radhe së drogës për t’u nisur drejt Italisë. Policia, gjatë marrjes në pyetje, po tenton të mësojë më shumë për rrugën e kalimit të drogës drejt vendit fqinj, për të gjetur prova të tjera materiale në lidhje me korridorin që kishin krijuar dhe shfrytëzonin të akuzuarit.
Rrethi i të dyshuarve si të implikuar në këtë rrjet është më i madh se ai i të arrestuarve për faktin se droga ishte transportuar në zonën e ish-kënetës, ku ishte e vendosur punishtja e magazinimit dhe paketimit, nga Kruja dhe Shkodra. Në këto dy rrethe ishte kultivuar bima narkotike dhe i kishte shpëtuar shkatërrimit gjatë operacioneve policore të një muaji më parë në këto zona.
Ndërkohë, është mësuar se pesë nga të arrestuarit ishin biznesmenë që ushtronin aktivitetin në fushën e tregtisë së karburanteve, ndërtimit ose zotëronin lokale e restorante brenda dhe jashtë vendit.
Top Channel