Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasit Fatmir dhe Luan Kuçi, pasi në banesat e tyre u gjetën armë, municione dhe pajime të policisë.
Arrestimi i dy shtetasve, përkatësisht 54 dhe 45 vjeç, u bë pas denoncimit të Fatmir Kuçit ndaj vëllait të tij më të vogël, Luanit për dhunë fizike dhe psikologjike.
Në banesën e shtetasit Luan Kuçi, ku u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një pushkë model 63 e kalibrit 7.62 mm; katër karikatorë pushke model 63 me kalibër 7.62 mm me 22 fishekë; tre karikatorë automatiku model 56 me kalibër 7.62 mm me 60 fishekë; një krëhër pistolete pa fishek.
Ndërkohë, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Kuçi, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë gjahu, prodhim rus dhe një gjerdan brezi me 19 fishekë për armë gjahu.
Top Channel