PD: Qeveria nuk po vjedh më “me lezet”

16/10/2015 12:30

Partia Demokratike, nëpërmjet kreut të departamentit të Turizmit dhe Ambientit, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar një akt vjedhjeje, që sipas saj, po ndodh në zyrat e ALUIZNI-t.

“Tanimë nuk po mbajnë as premtimin për të vjedhur me lezet. Njoftojmë Prokurorinë se një akt vjedhjeje shumë i rëndë prej qindra milionësh po ndodh këto ditë në zyrat e ALUIZNI-t. Rama dhe Lame po organizojnë një vjedhje miliona euroshe, duke dhënë para’ për konsulenca për të dhëna që ekzistojnë në serverat e ALUIZNI-t prej shumë vitesh. ALUIZNI i kish kryer matjet në terren për thuajse të gjithë objektet që ishin në proces legalizimi qysh para vitit 2013 dhe këto të dhëna gjenden në serverat e ALUIZNI-t. Kërkohet urgjentisht ndërhyrja e prokurorisë për të shpëtuar paratë publike”, tha Malltezi.

“Qeveria, në turravrapin të vjedhë ç’të mundet, nuk po pyet më as për premtimin e saj solemn për të vjedhur me lezet. Shqiptarët nuk meritojnë këtë qeveri hajdute”, shtoi Malltezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA