Tiranë, arrestohen hajdutët e furgonave

15/10/2015 21:50

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 3 shtetasve me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit dhe prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Në kuadër të operacionit “Tranzit”, blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga Samuel Baçën (43 vjeç), Qamil Lalën (53 vjeç) dhe Niman Arifin (21 vjeç).

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete të vjedhura, një armë zjarri dhe 2.2 kg lëndë narkotike.

Policia bën me dije se tre të arrestuarit, përgjatë një viti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 22 furgona.

Top Channel