Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ishte pjesë e panelit me temë “Zhvillimi i një Koncepti të Fortë për Energjinë në Europë”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
Gjatë konferencës, Ministri Gjiknuri dhe ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu kanë biseduar nga afër. Kryediplomati amerikan u ndal në fjalën e tij edhe në reformën e kryer në sektorin energjitik në Shqipëri duke dhënë vlerësime për punën e bërë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sigurinë energjitike në Shqipëri duke ndihmuar qeverinë shqiptare në reformat e saj ligjore për energjitikën. Po ndihmojmë sektorin energjitik shqiptar që të jetë në standardet e Bashkimit Europian. Shqipëria është e bekuar me hidroenergji, por gjysma e prodhimit humbet nga problemet në rrjet. SHBA ofroi asistencë teknike për reduktimin e humbjeve në rrjet, nga gati 50% në 37% dhe duke i kursyer kështu qeverisë vetëm këtë vit rreth 130 milion USD. Me lejoni të vlerësoj tani qeverinë për nismën e saj që bizneset dhe qytetarët të paguajnë faturat e energjisë. Hapi tjetër do të jetë investimi në sistemet e trasmetimit dhe shpërndarjes”, u shpreh ambasadori Lu.
Top Channel