Krujë, eksploziv dyqanit; nga shpërthimi dëme materiale

15/10/2015 09:55

Një tjetër shpërthim është regjistruar në mesnatë në Nikël të Krujës, pak orë pas atij ndaj shtyllës së tensionit të lartë.

Këtë herë, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në dyqanin e një shtetasi 50-vjeçar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi për shkak të orës së vonë dyqani ishte i mbyllur.

Edhe në këtë rast, në vendngjarje kanë shkuar grupet hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Top Channel