Korçë, kapet me drogë, arrestohet 27-vjeçari

15/10/2015 19:50

Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme droge, ndërsa ka nisur procedimi penal për një 25-vjeçare e cila e ka përkrahur atë.

Sipas të dhënave, në pranga ka përfunduar Besmir Gjezari, banues në Korçë, ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases me iniciale L. Gj., banuese po në Korçë, për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Arrestimi i 27-vjeçarit u bë pasi, nga informacione të marra në rrugë operative, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 1.3 kg bimë e dyshuar si kanabis sativa, 0.8 gr heroinë si dhe 6 doza të paketuara kanabis.

Top Channel